Sot filloi promovimi i fakulteteve dhe profileve studimore të Universitetit “Nënë Tereza” në shkollat e mesme. Shkollat e para që kishin mundësi t’ju prezantojmë fakultetet dhe drejtimet ishin Q.SH.A.”Boro Petrushevski” dhe shkolla e mesme makinerike “8 Shtatori”.
Interesimi i madh u shfaq për drejtimet e shkencave teknike, Inxhinierisë makinerike dhe menaxhmentit, Mekatronikës, Inxhinierisë së transportit dhe komunikacionit etj. Së shpejti do jemi afër të gjithë maturantëve.