Ministria e Drejtësisë gjatë vitit të kaluar prezantoi rezultate të qarta nga procesi i rifillimit të sistemit gjyqësor. Nga një institucion jofunksional me harxhime, mekanizma të bllokuar dhe besim të humbur, ministria sot pozicionet si shtyllë e reformave dhe garant e sundimit të drejtësisë, deklaroi ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov në konferencën për media me rastin e njëvjetorit në këtë funksion.
Gjatë 12 muajve të kaluar, Fillkovi, theksoi se janë përgatitur dhe dorëzuar në Qeveri 22 ligje sistematike, prej të cilëve 13 janë paraparë direkt me Agjendën e reformave. Ligje që, siç theksoi Fillkovi, e prekin sistemin gjyqësor – zgjedhjen, vlerësimin, pagat, statusin dhe përgjegjësisë e gjykatësve dhe prokurorëve, si dhe kapacitetet institucionale të Këshillave, ekspertizave dhe shërbimet në gjyqësor.
“Ndërtojmë institucione që punojnë për qytetarët, ndërsa jo për të privilegjuarit. Dhe ky është vetëm fillimi. Mbetemi të përkushtuar që edhe më tutje të punojmë me përkushtim, nder, profesionalizëm dhe në mënyrë transparente me fokus në reformat, sundimin e drejtësisë dhe përmirësimin e jetës së çdo qytetari tonë”, porositi Fillkov.
Nga tetë ligjet në Agjendën e reformave me afat deri qershor 2025, shtatë tashmë janë dërguar në procedurë qeveritare, prej të cilave e theksoi Ligjin për Këshillin Gjyqësor, për të cilin theksoi se “nuk bëhet fjalë për qasje deklarative, por për ndryshim thelbësor të drejtuar në ndërtimin e Këshillit Gjyqësor transparent, llogaridhënës dhe profesional”.
“Ministria e Drejtësisë ka hartuar një Ligj krejtësisht të ri për Këshillin Gjyqësor, i cili tashmë është në procedurë qeveritare. Ligji është hartuar përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent, përmes debateve publike, konsultimeve me ekspertë dhe përfshirjes aktive të të gjithë palëve të interesuara. Një konfirmim i veçantë për këtë është mendimi pozitiv i marrë nga Komisioni i Venecias”, deklaroi Fillkovi, duke u bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të njohin urgjencën dhe rëndësinë e miratimit të këtij ligji.