Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe theksoi se qeveria po i hap me vetëdije dyert për parregullsi zgjedhore, sepse VMRO-DPMNE po humbet një numër të madh votash. “VMRO-DPMNE po humbet një numër të madh votash, mbi 100 mijë, diku rreth 120 mijë vota, ata po kërkojnë instrumente që mund ta rrezikojnë seriozisht procesin zgjedhor”, tha Filipce. Ai ka komentuar deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski sipas së cilës, edhe një vit pas formimit të qeverisë së re, LSDM dhe BDI po tregohen si fajtorët kryesorë në vend. “E dëgjova deklaratën e kryeministrit dhe më vjen keq që dëgjova një deklaratë të tillë. Unë besoj se është rezultat i një paaftësie të plotë dhe mungesës së kapacitetit për të menaxhuar dhe udhëhequr një vend”, tha Filipçe.
Data 11.02.2026
Aktuale
- Gashi: Raportet e revizionit kërkojnë shqyrtim thelbësor, Kuvendi do të forcojë mekanizmat e mbikëqyrjes
- Çfarë fshihet pas akuzave ndaj Hashim Thaçit?
- “Granit Plava ka kryer edhe dy vrasje të …”- Naim Murseli pyetet për e-mailin me të cilin pretendohet se kërkoi takim me hetuesit
- LSM nesër do t’i bllokojë Odën Ekonomike , Organizatën e Punëdhënësve dhe Konfederatën e Biznesit
- MPB: Shtatë shoferë privohen nga liria për shkak të drejtimit të automjetit pa patentë shoferi
- Në Shkup u prezantua TEKNOFEST
- Heqja e të drejtës diskrecionare të drejtorëve gjatë punësimit të kuadrit mjekësor kaloi në Komisionin e Shëndetësisë
- AUV nuk do të veprojë rreth parashtresave të dërguara në mënyrë anonime


