Në vend janë aktive 2,735 raste të KOVID-19, gjithsej nga fillimi i epidemisë deri tani janë regjistruar 4,820 të infektuar, kurse 222 njerëz kanë vdekur. Më shumë raste aktive ka në Shkup, përkatësisht 1,593. Sipas komunave në kryeqytet në përmbyllje me ditën e djeshme, shumica janë nga Çairi – 352, Aerodromi – 127, Butel – 117, Gazi Baba – 128, Qendra – 123, Karposhi – 108, Saraj – 109.
Rritja drastike e numrit të rasteve pozitive me koronavirus, sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe është falë mosrespektimit të masave të vendosura.
“Parashikimet e epidemiologëve, këtë dua ta them me rezervë, janë që nga java e ardhshme, periudhën që vijon mund të pritet se edhe vatra e Shkupit do të ulet gradualisht gradualisht”, tha ministri.
Prej, 15 për qind e të infektuarve me virusin KOVID-19 në vend janë shtruar në spital, disa janë me simptoma më të buta dhe janë në trajtim shtëpiak, dhe pjesa tjetër janë raste asimptomatike.

Filipçe potencoi se secili shtet ka qasje të ndryshme në testime dhe për këtë numri nuk mund të krahasohet. Ministri tha se me testimet intensive të cilat u zhvilluan këto ditë qëllimi është të zbulohen rastet asimptomatike.
“Në fillim i testuam pacientët simptomatikë pozitivë. Ata u testuan në spital ose në bazë të algoritmit në spital te mjekët familjarë. Strategjia u sendërtua me skrining. Në kopshtet filluam skrining. Tani gjatë kësaj vale, i testojmë ato kontakte të cilët janë me rrezik të lartë dhe kanë pasur kontakt fizik me personin e sëmurë. Nga fillimi i pandemisë nuk kemi pasur mungesë së testeve. Laboratori në repartin e virologjisë pranë Institutit për Shëndet publik plotësisht ishte e pajisur që në fillim të epidemisë. Ai është i akredituar sipas standardeve të organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Në të punojnë ekspertë të nivelit të lartë. Ekspertizën tonë, në kuptim të konsultimit, e shfrytëzojnë edhe shtetet përreth”, theksoi Filipçe.
Nuk ekziston asnjë e dhënë e vetme epidemiologjike që tregon se dikush është infektuar me koronavirus nëse i ka respektuar masat, tha ministri.
“Kudo që kemi analizuar dhe inspektuar, ose maskat nuk janë mbajtur apo ka pasur tubim të madh, me një numër të madh njerëzish në distancë të vogël, ose distanca nuk është respektuar në disa ngjarje familjare. Ky është edhe tjetër tregues se respektimi i këtyre protokolleve është të mbrohemi. Problemi rrjedh nga 15 deri 20 familje në Shkup, dhe 20 tjetër në pjesët e tjera të Tetovës dhe Kumanovës. Nga këtu janë vatrat nga të cilat 65 deri në 70 përqind janë prej këtyre klasterve, dhe 30 përqind janë kontakte jashtë klastereve”, tha ministri Filipçe.

Një numër i madh i rasteve me KOVID – 19 janë diagnostikuar pas vdekjes, strisho u morën nga personat të cilët kanë vdekur në spital në ditën e pranimit, pas reanimimit të dështuar, për të zbuluar nëse ata ishin apo nuk ishin bartës të virusit, në mënyrë që të kishin të dhëna se si të veprohet me familjet. Kjo mënyrë e të vepruarit, sipas ministrit Filipçe, e rriti numrin e personave të vdekur.
“Asnjë vend në botë nuk e bën këtë. Ne menduam se duhet të jemi të sinqertë dhe të dimë se si të bëjmë mirë për anëtarët e familjeve të tyre, gjithashtu të kemi pasqyrë epidemiologjike të saktë në vendin tonë. Fatkeqësisht, ekziston një përqindje e lartë e njerëzve që vijnë në spital me vonesë dhe kanë rezultat fatal midis ditës së parë dhe të pestë. Ata vijnë me pasqyrë të keqe klinike, ka pacientë që kanë nënshkruar se nuk duan të mjekohen në spital, dhe më pas vijnë në fazat e fundit të sëmundjes dhe këtu, për fat të keq, nuk mund t’ia dalin më. Një e treta e të vdekurve arrijnë vonë në spital. Me përgjegjësi them që është bërë gjithçka për secilin pacient, nga analiza, tek terapia dhe gjithçka tjetër”, tha Filipçe.

Filipçe paralajmëroi se gjatë kësaj fundjave do të diskutojnë për hapjen e kufijve diku në fillim të javës së ardhshme pa karantinë dhe pa Pi-si-ar testim por tani për tani nuk ka rekomandim për hapjen e kopshteve, ndërsa për kthimin e nxënësve nga vjeshta në shkollë në mënyrë intensive do të përpunohen protokolle.
“Duke e pasur parasysh atë se nuk mund të jetojmë të mbyllur dhe atë që absolutisht i gjithë rajoni, tani me të dhëna të reja, me rrezik të njëjtë epidmeiologjik, këtë fundjavë do të kemi takim me Komisionin për sëmundje infektuese dhe do të bisedojmë për hapjen e kufijve diku javën e ardhshme. Menjëherë pas konstatimit pas rekomandimit, i cili do të bazohet në analizat do t’ia kumtojmë këtë vendim opinionit”, tha Filipçe
Sqaroi se akoma është herët që të hapen kopshtet ndërsa qëllimi është të mbrohen edhe më të moshuari pasi fëmijët janë bartës të virusit.

“Mund të preken me formë të lehtë megjithatë do të pësojnë edhe më të moshuarit. Shumë pak janë fëmijë dhe praktikisht nuk ka fëmijë me pasqyrë të rëndë klinike por vlerësojmë se është herët që kopshtet të hapen. Skriningu është nga fundi. Tani për tani nuk do të rekomandoj të hapen kopshtet. Do ta ndjekim situatën, numrat, analizat, kontaktet dhe do të sjellim vendim”, tha Filipçe.
Ai vlerësoi se nuk ka ndasi në kuadër të Komisionit për sëmundje infektuese midis anëtarëve në bazë të përkatësisë së tyre partiake. Potencoi se absolutisht nga fillimi Komisioni është duke e kryer punën në mënyrë shumë profesionale./MIA



