Alsat 2020-04-10T19:18:05+02:00
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe konfirmoi lajmin e Alsat se koronavirusi në vend mund të ketë qenë prezent që nga fundi i vitit të kaluar dhe fillimi i këtij viti. Në pyetjen e Alsat për rezultatin pozitiv të gruas nga Velesi, Filipçe tha se tek e njëjta është konfirmuar virusi.
Sa i përket dy personave që vdiqën në Veles, u gjet virus në mostrën e trungut të tyre respirator. Është shumë e vështirë të thuash se cili është shkaku i drejtpërdrejtë i vdekjes. Por, në drejtim të numrit të konsiderueshëm më të madh të pacientëve me grip këtë sezon që është 37,000, krahasuar me njëzet mijë shikuar historikisht në më shumë vite pas, është e mundur që virusi të ketë qenë i pranishëm në vendin tonë edhe më parë. Në veçanti, duke pasur parasysh që gjithnjë e më shumë publikime po dalin se ka bartës asimptomatikë të virusit- tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Loading…



