Ekipet në shtëpitë shëndetësore të cilat janë të gatshme do të fillojnë sot me vaksinim në terren nëpër shkolla, ndërsa atyre të cilëve u duhet përgatitje pak më e madhe do të fillojnë nga e hëna. Mund të jenë të pranishëm prindërit dhe kjo është me qëllim që të ruhet shëndeti i atyre fëmijëve, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Theksoi se të gjithë që nuk janë vaksinuar janë në rrezik jashtëzakonisht të lartë që të sëmuren.
Sqaroi se para disa muajve kanë formuar grup multisektorial dhe është konfirmuar se ka rregulla pozitive ligjore të cilat tregojnë në atë se imunizimi është i obligueshëm.
Në pyetje të gazetarëve nëse pranimi i fëmijëve të pavaksinuar do të jetë në formë të ndalesës ose rekomandim, tha se kjo do të jetë vetëm ndalesë, sepse vetëm kështu mund ta arrijnë efektin që e dëshirojnë.
Lidhur me atë nëse ka vaksina të mjaftueshme në pikat e vaksinimit, potencoi se ka pasur ulje të disa sasive, mungesë nga disa lloje të vaksinave, por gjatë kësaj jave ka filluar dhe deri sot duhet të përfundojë shpërndarja e furnizimit të ri,
“Në të gjitha pikat e vaksinimit ka vaksina në sasi të mjaftueshme”, shtoi Filipçe duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve para shënimit të Javës evropiane të imunizimit.


