Deri më tani janë regjistruar gjithsej 62 raste të verdhëzës infektuese, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
“Ka pasur më shumë takime pune nga ana e ekspertëve të Institutit për Shëndet Publik dhe më me rëndësi është kjo që nuk ka lidhshmëri epidemiologjike të rasteve, por të gjitha ato janë individualë dhe në më shumë shkolla, që do të thotë se nuk është burimi shkollat, por është sjellë verdhëza nga jashtë. Me vëmendje ndiqet gjendja. Duhet të bëj apel dhe të rekomandoj që verdhëza infektuese është sëmundje e duarve të papastra. U bëj apel fëmijëve, detyrimisht t’i lajnë duart, për shkak se mënyra në të cilën kjo sëmundje parandalohet gjegjësisht nuk paraqitet”, deklaroi Filipçe.
Ministri i Shëndetësisë Veko Filipçe spt mori pjesë në hapjen e shkollës së katërt Rosa për prindëri në Shtëpinë Shëndetësore në Strumicë. .



