Kurrë kongreset e VMRO-DPMNE nuk kanë qenë më të boshatisura, pa intelektualë, ku nuk kishte asnjë që të thotë diçka për ideologjinë e partisë, tha Filip Petrovski në një postim publik në fejsbuk, i revoltuar nga zgjedhja e Hristijan Mickoskit lider i partisë.
– Kështu që kongresin e quaj folklor në Vallandovë, ngjante si një parti private, pa synim të ofendimit të festivalit. Ky kongres është i pavlefshëm. Unë njoftoj se ka një mundësi. Unë nuk heq dorë nga VMRO-DPMNE. Mundohuni të më hiqni. Mendoj që ka zgjidhje më të mira për t’u marrë me juntën e policisë, dhe kjo nuk është manipulim kongresi. Kjo ishte një farsë, përfundoi Petrovski.
Ai akuzoi Gruevskin për humbjen e kryetarëve të komunave në zgjedhjet lokale.