Përfaqësuesi i VMRO-DPMNE, Filip Petrovski ka paralajmëruar skenare nëse LSDM me partitë shqiptare synojnë të shkojnë në Kuvend dhe të votojnë për kryeparlamentarin dhe Qeverinë e re.
“Askush nga jashtë nuk mund të na përcaktojë vullnetin tonë. Ne i dijmë incidentetet në zgjedhjet e 2008, ku kishte të vdekur si viktimë e përplasjeve mes BDI dhe PDSH. Çka do të bëjmë nëse edhe ne , sikur BDI më 2007, do të bllokojmë institucionet, do të bllokojmë Parlamentin dhe askush të mos mund të hyjë brenda? Atëherë ku do të bëhet Qeveria në ndonjë livadh”, theksoi Petrovski në intervistën në radio “Maqedonia e Lirë”.