Autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Financave, Fondi i Shëndetësisë dhe Qeveria nuk iu përgjigjën kërkesës për takim me Shoqatën e të sëmurëve me fibrozë cistike. Ata janë njëzëri në vendimin për të protestuar nëse autoritetet nuk gjejnë para për një program të vazhdueshëm për “Trikaftën”, në mënyrë që të gjithë, pa përjashtim, të trajtohen. Ministri i Financave i njoftoi se në seancën e Qeverisë është miratuar pika për blerjen e barnave edhe për 18 pacientë të tjerë. Ata janë në pritje edhe të një konfirmimi zyrtar.
“Nëse marrim informacionin, do t’ua prezantojmë të gjithë pacientëve dhe do të kalojë një votim tjetër. Nëse plotësohen kushtet, nëse realizohet premtimi që kemi marrë dy muaj më parë para miratimit të ndryshimeve ligjore, jam i sigurt se pacientët kur problemi i tyre tashmë është zgjidhur nuk duhet të vijnë në protesta.”, – deklaroi kryetari i Shoqatës së fibrozës cistike, Fiki Gaspar.
Vajza e Stojan Bojkovit është në mesin e 12 pacientëve që morën ilaçin. Ai thotë se ilaçi jep rezultate për pak ditë, të gjithë duhet ta marrin.
“Ka rezultate të paparashikueshme, kapaciteti i mushkërive u rrit nga 40 në vetëm 3 ditë në 86, një ndryshim total, ka një jetë normale, ato reagojnë fjalë për fjalë më shumë sesa prisnim.”, – theksoi prindi i fëmijës me fibroz cistike, Stojan Bojkov.
Shoqata e të sëmurëve me fibrozë cistike sqaron se programi trevjeçar nuk do të thotë që dikush duhet të presë tre vjet për ilaçin. Ata shpresojnë se për tre vjet do t’u zgjidhen të gjitha problemet, duke filluar nga ilaçi, si dhe qendra për pacientë të rritur.