Me marsh të qetë dhe aksion humanitar, Federata e fermerëve (FFRM) dhe Rrjeti për zhvillim rural sot në Resnjë dhe Oteshevë do ta shënojnë 15 tetorin, Ditën ndërkombëtare të gruas rurale.
Qëllimi është të ceket nevoja për përforcim ekonomik të gruas rurale, involvimit të saj më të madh në krijimin e politikave bujqësore, si dhe luftës së përbashkët kundër diskriminimit dhe barrierave tradicionale të cilat më së shumti bëjnë probleme në edukimin dhe zhvillimin e grave rurale.
Marshi do të fillojë në mesditë, në orën 12:00, e më pas festimi vazhdon në Oteshevë në orën 13:30 me aksion humanitar. Mjetet e grumbulluara nga aksioni do të dedikohen për një familje të varfra nga Prespa.
Dita e gruas rurale në Maqedoni shënohet me dy ditë vonesë për shkak të zgjedhjeve lokale, krahas FFRM-së dhe Rrjetit për zhvillim rural, është kyçur edhe Shoqata e pemtarëve “Blalgoj Kotllarovski” nga Resnja, anëtare e FFRM-së. Në dy ngjarjet e parapara do të marrin pjesë gra me profesionin e bujkut, por edhe përfaqësues të institucioneve shkencore, arsimore dhe të tjera të cilat bashkëpunojnë me popullatën rurale.
Dita e gruas rurale këtë vit është nën moton “Sfida dhe mundësi për adaptim të bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike për barazi gjinore dhe përforcim të grave dhe vajzave rurale”