Komisioni për zgjedhje dhe verifikime pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) refuzoi tre nga gjithsej katër kandidaturat për kryetar të ri. Nga FFM njoftojnë se pasi janë shqyrtuar kandidaturat e dorëzuara është konfirmuar se vetëm kandidatura e OFS Kavadar për Sashko Tasevin pranohet për shkak se kandidati i propozuar i ka përmbushur kushtet e përgjithshme dhe të posaçëm nga statuti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, transmeton Medial.mk.
Tre kandidaturat e tjera të OFS Negotinë dhe OFS Resnjë për Haralampie Haxhi Risteski, të OFS Tetovë për Vllatko Kostovin dhe të OFS Kumanovë për Vujadin Stanojkoviqin nuk pranohen për shkak se nuk e kanë përmbushur kushtin e posaçëm për kandidat për kryetar të konfirmuar nga statuti i FFM-së. Këshilli drejtues i FFM-së seancën e jashtëzakonshme për zgjedhje të kryetarit e caktoi për më 1 shtator.
Paraprakisht, Illçi Gjorgjioski u tërhoq nga funksioni i kryetarit në FFM dhe njoftoi se karrierën do ta vazhdojë në UEFA.