Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka njoftuar se Qeveria ka përgatitur një plan të ri për Qeverisje të Mirë, i cili bazohet në katër shtylla thelbësore.
Sipas tij, shtylla e parë ka të bëjë me parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit. Shtylla e dytë synon fuqizimin e kapaciteteve për hetime financiare dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Shtylla e tretë përqendrohet në rritjen e transparencës dhe përmirësimin e qasjes së qytetarëve në informacione, ndërsa e katërta ka të bëjë me dialogun strategjik me shoqërinë civile.
Fetai shtoi se gjatë vitit të parë të Qeverisë janë përqendruar në kthimin e besimit të qytetarëve dhe ndërtimin e një shteti që reflekton nevojat dhe të drejtat e tyre.
Data 07.03.2026
Aktuale
- Behtel dhe Enka konfirmon se Qeveria nuk i ka borxh asnjë denarë, largimet nga puna janë vendim dhe përgjegjësi e tyre
- “Bechtel & Enka”: Qeveria nuk na ka borxh, largimet nga puna janë vendim dhe përgjegjësi e kompanisë
- VLEN bëhet një: Krerët e koalicionit takojnë Albin Kurtin në Prishtinë
- Nga nesër fillon evakuimi i shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga vendet e Lindjes së Mesme
- LSDM-ja anulon marshin tradicional për 8 Marsin, do t’i bashkohet protestës “Nuk do të zhdukemi”
- Krerët e VLEN bëjnë homazhe në Prekaz: Lavdi e përjetshme Adem Jasharit dhe dëshmorëve të kombit
- VLEN si shtëpi politike – ideja që bashkon është më e fortë
- U arrestua si pjesë e grupit të Inez Hajrullës, SPAK zbardh se si efektivi i policisë ndihmonte aktivitetin kriminal: Porositi 400 kg kokainë


