Prokurorja nga Prokuroria Speciale Publike, Fatime Fetai, mbrëmë në deklaratën për emisionin ‘360 shkallë’ të televizionit Alsat M, tha se PSP në krye me Katica Janevën është institucioni që do t’i ‘mbështet’ kriminelët deri në murin e drejtësisë.
‘Dëshira për drejtësidashësit do të bëhet realitet dhe ajo do të ndodhë shumë shpejt. Vini re, as edhe gjykata nuk është e hekurt. Vështirë mbrohet i pambrojtshmi’, tha Fetai.
Prokurorja dje ka mbajtur një ligjëratë para studentëve në Universitetin e Evropës Juglindore.