Zëvendëskryeminsitri Arben Fetai në emisionin Click plus në TV21 sqaroi pozicionin e tij dhe të bashkëpartiakëve që janë në grup me të se pse nuk shkuan pas Taravarit.
Siç tha Arben Fetai Taravari po shkon te BDI-ja. Fetai ndër të tjera theksoi se aktivistët e ASH-së që kanë bërë betejë frontale me BDI-në do të detyrohen të zgjedhin kryetar të BDI-së, pasi që siç shtoi nuk do të kenë mundësi të votojnë për kandidatët e ASH-së.
“Për të prishur bashkëpunimin me koalicionin VLEN dhe për të hapur derën e bashkëpunimit me BDI-në. Me ato 6 komuna të cilat i janë ofruar që unë besoj nuk realizohet asesi ajo punë, sepse e shoh si shkojnë zhvillimet nuk ka gjasa më të vogla teorike që ato njerëz që kanë vendosur të shkojnë në BDI t’i fitojnë ato komuna nga BDI-ja jo nga qytetari sepse plani është që të merren komuna ku BDI-ja ka bastione. Komuna që janë bastione të BDI-së do të tregtoheshin kundër vullnetit të strukturës së BDI-së dhe kundër vullnetit të ASH-së në anën tjetër. Në shumë komuna njerëzit tanë, aktivistët tanë që kanë bërë betejë frontale me BDI për 22 vjet do të detyrohen nesër të zgjedhin kryetar të BDI-së sepse nuk do të kenë mundësi të votojnë për kandidat të Aleancës për Shqiptarët”, deklaroi zëvendëskryeministri Arben Fetai.