Zëvendërkyeminsitri Arben Fetai në Click Plus në TV21 tha se Aleanca për Shqiptarët është pjesë e Qeverisë, pasi që siç shtoi nga 50 zyrtarë shtetëror që janë emëruar në pozita e që përbëjnë ASH-në, vetëm 3 prej tyre kanë dhënë dorëheqje.
“Hisen e ASH-së në Qeveri e përbëjnë dikund 50 zyrtarë shtetëror të cilët janë emëruar në pozita të caktuara, së paku 50 ndoshta edhe më shumë. Por janë së paku 50 zyrtarë dhe unë e shoh nga këto vetëm 3 kanë dhënë dorëheqje deri tash, 3 dihet që kanë dalë publikisht, të tjerët unë nuk di që dikush ka dalë nga Qeveria. Unë e di se të gjithë të tjerët vazhdojnë të shkojnë në vendet e tyre të punës”.