Prokurorja speciale Fatime Fetai deklaroi se është e kënaqur nga aktgjykimi i Tomisllav Lazarov dhe theksoi se PSP nuk do të parashtrojë ankesë.
Ajo porositi se për këtë vepër dënimi është prej gjashtë muaj deri në 5 vite. Për Llazarovin e ka pranuar aktvendimin pasi ai me kohë e ka pranuar fajin.
Në lëndën “Dhuna në Qendër” akuzohet lideri i VMRO-DPMNE-së, dhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja Daniela Rangellova dhe 11 persona tjerë. Gjykimi për këtë rast të PSP duhet të vazhdojë më 29 nëntor.