Edhe zv.kryeministri Arben Fetai, përmes një videoje në rrjetet sociale ka dalë publikisht kundër Arben taravarit. Ai ka deklaruar se është kundër bashkëpunimit me BDI-në duke thënë se rruga e Arbër Xhaferit asnjëherë nuk mund të kalojë përmes rrugës së Ali Ahmetit. Ai deklaroi se janë gardianë të një kauze që nuk është shitur, dhe nuk është përkulur kurrë.
“Sot, gati një vit më vonë, kemi po të njëjtin guxim. Po të njëjtin vizion.
Por sot, nuk mund të jetojmë në të kaluarën.
Duhet të ndërtojmë të ardhmen – me qëndrueshmëri, me dinjitet.
Anëtarësia po flet. Votuesit po flasin. Zëshëm, qartë, me kërkesë për drejtësi dhe për rrugë të pastër. Dhe unë ju them sot, me bindje të plotë: Jam këtu, në krah të secilit prej jush që nuk e pranon poshtërimin e shpresës sonë. Nuk do ta lejojmë BDI-në të kthehet si të mos ketë ndodhur asgjë. Ata duhet të përballen me të vërtetat që i kanë shmangur për dy dekada me radhë”, ka deklaruar Arben Fetai.