Joserioze i ka quajtur idetë e BDI-së për rajonizimin e Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, qe siç tha, për 22 vite ishin në pushtet dhe kanë kundërshtuar çdo propozim të këtij lloji, përcjell TV21. Fetai tha se BDI ka humbur rrugën në oborr dhe shtoi se për herë të parë është në opozitë dhe nuk di se si të sillet si e tillë. “BDI e kemi dëgjuar këto ditë se do të kërkojnë regjionalizim të shtetit, ne si VLEN e kemi komentuar edhe këtë çështje. Kemi thënë se BDI ka qenë në pushtet për 22 vite me radhë dhe asnjëherë nuk ka dashur të diskutojë për çështje të tilla. Kjo nuk duket serioze, një parti qe deri dje kundërshtonte çdo propozim të këtij lloji, nga dita e parë në opozitë del me propozim që janë në kundërshtim me çdo gjë që ka qëndruar në këto 22 vite. Besoj qe BDI e ka humbur rrugën në oborr”, tha Fetai
Data 28.07.2026
Aktuale
- Tërmet 4.5 ballë në Janinë, lëkundjet ndihen edhe në jug të Shqipërisë
- FOTOLAJM/ Protestuesit i kujtojnë Ramës kërkesën e tyre kryesore dhe i lënë kryeministrit shënimin gjigant në Bulevard: Dorëheqje!
- Përgatituni për ditët përvëluese: Gushti nis me temperatura ekstreme
- Aksident me vdekje në Lushnjë, përplasen dy automjete, humb jetën një prej shoferëve (EMRAT)
- LAJM I FUNDIT/ Në kërkim nga SPAK për abuzim me tenderat e AKSHI-t, arrestohet në Francë biznesmeni Ermal Beqiraj
- “Deputetët janë kthyer në kukulla”/ Aktivisti gris kontratën e Ramës: Nuk na përfaqëson. Qytetarët të votuan kur ishin të dyzuar, por nuk të duan më
- Drejtësia flet shqip, Shasivari fillon ndryshimet graduale në Ministrinë e Drejtësisë
- “Rama duhej të ishte dorëhequr”/ Nënë Liza: Kur të bjerë ai brenda do pi birrë e do të ha një darkë. Na tërhoqi zvarrë me 1 mijë policë


