Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për Kanal 10 në Kosovë tha se BDI ka kërkuar vota në Tetovë me Lube Boshkovskin ish ministër i Brendshëm që ka qenë përgjegjës për një masakër.
“Mund ta merrni me mend BDI në Tetovë ka kërkuar vota të shqiptarëve bashkë me Lube Boshkovskin ish ministër i Brendshëm, pjestar i listës së zezë, që është përgjegjës për një masakër në Luboten të Shkupit ku janë masakruar fëmijë, gra, e të moshuar shqiptarë dhe ai ka qenë aty me mitroloz duke u stërvitur kundër shqiptarëve. Dhe, BDI dorë për dore me këtë kanë mbledhur vota për Teuta Arifin në Tetovë. Tani këta nuk munden të na mbajnë neve leksione për patriotiëzm as për vijë kombëtare. Këta kanë degraduar çdo gjë”, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.
Fetai shtoi se Mickoski sipas tij nuk është anti-shqiptar dhe se është i njëjti me të cilin Arben Taravari disa herë kishte pirë çaj në Gostivar për t’i kërkuar mbështetje në vota.
“Në vitin 2017 e vitin 2020 Arben Taravari është duke pirë çaj me këtë Mickoskin duke i kërkuar votat për ta fituar Gostivarin. Pra, flasim për këtë Mickoskin e njëjtë që sot e kritikon por butë, sepse e dinë që Mickoski ka me qenë kryeministër edhe dy mandate tjera e nuk kanë qare pa ju ngjitur. Në katër sy ky Arben Taravari që na është zgjuar patriot që po e sulmon VLEN=in para dy tre muajve i ka kërkuar kryeministrit Mickoski në katër sy që pas zgjedhjeve lokale të largohet VLEN-i nga qeveria dhe të kthehet BDI-ja e ky tu ngjitet atyre si patericë”, përfundoi Fetai.