Shaip Emerllahu, drejtorit i Festivalit “Ditët e Naimit” deklaroi se në ketë edicion të festivalit, përpos orës së madhe letrare, do të promovohen edhe gjashtë libra nga edicioni i kaluar.
“Ky festival, siç e dini, ka një traditë dhe në kuadër të vet mban një sërë aktivitetesh kulturore, letrare e artistike. Kemi paraparë krahas orës letrare të madhe, e cila do të zhvillohet në Qendrën e kulturës në Tetovë, ditën e enjte, pra në orën 19:30. Do të mbahet edhe një promovim libri ku pritet të përurojmë librat e edicionit të Festivalit ndërkombëtar “Ditët e Naimit”, që sivjet janë gjashtë tituj. Dua të them se sivjet e kanë konfirmuar ardhjen 25 poetë, edhe atë, nga ShBA është laureati, Xhorxh Uallas, nga Portoriko,Argjentina, Franca, Danimarka, Belgjika, Gjermania etj. Në natën e parë, si tradicionalisht, do të ndajmë çmimin e madh “Naim Frashëri””- deklaroi drejtori i FNPDN-në, Shaip Emerllahu. Sipas drejtorit të festivalit, tani më është bërë traditë viteve të fundit që programi i festivalit të zhvendoset nga qytetit i Tetovës në një qytetet tjetër, ku sivjet programi i Festivalit “Ditët e Naimit” do jetë edhe në qytetin e Shqipërisë, në Pogradec, ku do të mbahet ora letrare, “Meridianët e poezisë”. Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” do të fillojë më 19 tetor dhe do të zgjasë deri më 22 tetor, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe nga Bashkësia e Pogradecit.