30 Dhjetor 2018 / 16:01
Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve në prag të festave të fundvitit ia kanë mësyrë destinacioneve të ndryshme evropiane. Më të preferuara rezultojnë të jenë metropolet evropiane, Stambolli por edhe shtetet e rajonit. Megjithatë punonjësit turistikë thonë se për dallim nga vitet e kaluara, interesimi i qytetarëve për të udhëtuar jashtë shtetit për festa është më u ulët këtë vit.
Interesimi i qytetarëve për këtë vit është më i dobët në krahasim me vitet tjera sepse ndikon edhe çështja ekonomike e qytetarëve. Dubai është një nga destinacionet i cili kërkohet për vitin e ri. Destinacionet që janë më të largëta si Maldive, Dubai kërkohen më së shumti nga të rinjtë, ndërsa grup moshat më të vjetra shkojnë në vendet më të afërta si Greqi, Shqipëri- thotë Ermir Imami, punonjës turistik.
Oferta ka të ndryshme prej nga më të shtrenjta deri te më e lira. Destinacion më i kërkuar është Stambolli këtë vit për shkak se ka një çmimin të kapshëm. Oferta tjera ka Bullgari në vendet tjera evropiane Zvicër,Gjermani,Paris. Tash ka edhe bileta për në Evropë shumë lirë,nëse bën rezervimin më herët diku 1 muaj përpara bileta kthyese mund të të vijë 60 euro. Varet kush si i ka kapur ofertat dhe mundësitë ekonomike që kanë. Mirëpo oferta ka edhe të lira por ata që nuk kanë nuk shkojnë- thotë :Liridona Aliu, punonjëse turistike.
Punonjësit turistikë thonë se qytetarët të cilët udhëtojnë jashtë shtetit për të kaluar festat e fundvitit janë të njëjtit si çdo vit. Statistikat tregojnë se si pasojë e kushteve të rënda ekonomike, qytetarët më tepër festat e fundvitit i kalojnë në familjet e tyre, ndërsa vizitimin e shteteve evropiane, duke pasur parasysh se paga mesatare në Maqedoni është vetëm 400 euro mund t’ia lejojnë vetëm një numër i vogël qytetarësh, që kanë paga të larta mujore.
Vjollca Aliti