Në mëngjes herët, dritat nëpër shtëpi e banesa ishin të ndezura. Meshkujt bëheshin gati për të shkuar për të falur Bajramin, femrat duke përgatitur mëngjesin i cili mbledh në një tryezë familjet pas faljes së Bajramit, ndërsa fëmijët të zgjuar herët nga gëzimi se sot është ditë feste.
Dyqane të mbyllura, por njerëz kudo, të gjithë duke shkuar tek të afërmit e tyre për të bërë Bajram, për t’i dëshiruar njëri-tjetrit më të mirën.
Nëpër shkallët e ndërtesave dëgjoheshin të trokitura herë pas herë, të shoqëruara nga fëmijët që të thoshin “ A doni të bëni Bajram?”. Kjo i jepte edhe më shumë hijeshi kësaj ditë të bukur, e domethënëse për të gjithë besimtarët mysliman.
Në rrugë të zinte veshi edhe biseda e urime në gjuhën maqedonase.
Ndër disa prej tyre ishin edhe disa fqinj të nacionalitetit maqedonas në veri të Shkupit, që ishin nisur për vizitë tek fqinji i tyre shqiptarë.
“ Kemi rreth 10 vjet që banojmë pranë njëri- tjetrit. Ne shkojmë për vizitë kur ata kremtojnë festat e tyre, ata vijnë tek në, gjithashtu. Kemi kaluar mirë”- tha banori i lagjes Veri në Shkup.
“Edhe për shumë mote festën. Sigurisht që shkojmë t’i urojmë”- tha një tjetër qytetar.
“ Kanë ardhur. Ne kemi fqinj, maqedonas, apo fqinj që i përkasin një tjetër religjioni, por kemi kaluar mirë. Gjithmonë ne I urojmë për festat e tyre edhe ata neve gjithashtu. Shkojmë e vijmë në vizita.”- tha L.N nga Shkupi, cili po shkonte për vizitë tek të afërmit.
Besimtarë të shumtë të fesë islame në Maqedoni, ishin mbledhur sot në mëngjes në Xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup për ta falur Kurban Bajramin apo siç njihet ndër shqiptar Bajramin e Vogël. Në mesin e shumë besimtarëve ishin dhe kryeministri Zoran Zaev dhe kryeparlamentari Talat Xhaferi
Në hytben e Bajramit të cilën në emër të kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, e lexoi një nxënës i medresesë “Isa Beu” në Shkup, theksi u vendos te paqja dhe harmonia në këtë ditë festive.
“Ju ftoj ti gëzoheni kësaj feste, kësaj dite e cila shënon vullnetin dhe gatishmërinë tonë për të sakrifikuar në emër të krijuesit tonë, Allahut fuqiplotë”, u tha mes tjerash në mesazhin e Rexhepi.
“Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ju uroj Kurban Bajramin me shpresë se edhe Bajrami i ardhshëm do të na gjej të bashkuar në rrugën e drejtë dhe në rrugën e Zotit”, tha kryeparlamentari Xhaferi në urimin e tij.
“Pikërisht nga respekti për këtë festë të madhe, jam këtu pranë jush, me besimtarët në mënyrë që ta zgjerojmë edhe më tutje bukurinë e tij. Unë besoj se në shpirtin e humanizmit dhe miqësisë do të qëndrojmë të bashkuar dhe si të tillë ta ndërtojmë Republikën e Maqedonisë si një shoqëri për të gjithë”, tha kryeministri Zaev.
Një ditë e mbushur me fytyra të qeshura me harmoni mes njerëzve, kështu mund të përshkruhet dita e parë e Kurban Bajramit./ Almakos.com
Përgatit: Evi Shkopi
Almakos.com