Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Ferizaj, ku një burrë ka rrahur bashkëshorten e tij.
Rastin e ka konfirmuar policia, derisa kanë bërë të ditur se ai ka sulmuar fizikisht edhe kunatën e tij, motrën e bashkëshortes, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Personi në fjalë është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Ferizaj, 14.07.2022 – 08:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe kishte sulmuar fizikisht motrën e bashkëshortes viktimat femra kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.