Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se qyteti është bërë me transport publik urban.
Aliu ka pohuar se ky projekt do të kursej edhe xhepin e qytetarëve.
“Bashkë me ekipin tim qeverisës dhe bashkëqytetarë, bëmë xhiron e parë përuruese me autobusët e transportit publik urban një projekt ky që lehtëson ndjeshëm trafikun urban, kursen xhepin e qytetarëve, mbron ambientin, e mbi të gjitha ofron shërbim cilësor transporti për të gjithë qytetarët”, ka njoftuar ai.
Aliu ka shtuar se “për 30 ditët e para, transporti publik urban do të jetë falas gjersa po përgatisim pakon e lehtësirave e shërbimit falas për kategori të ndryshme shoqërore.
“Ta gëzojnë ferizajasit. Urime Ferizaj”, theksoi ai.