Ferid Muhiq deputeti i LSDM-së, sot në seancën plenare për rivotimin e Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë, tha se nuk do ta mbështet marrëveshjen për emrin.
“Është detyrim i jonë që të votojmë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet. Gjithë flasim për dobitë që na sjell kjo marrëveshje, por është e njohur në politikë “free meal”, nuk ka asgjë falas. Marrëveshja është nënshkruar, ndërsa unë i kam thënë argumentet e mia. Me këtë marrëveshje shkelen normat e Kombeve të Bashkuara. Dinjiteti kombëtar nuk mund të jetë kompromis për asgjë, ka thënë Angela Merkel. Ndërgjegja ime nuk më len të votojë as “pro”, as “kundër”, por do të jem “i përmbajtur””, tha mes tjerash deputeti.

