Ish ministri i brendshëm dhe profesor i njohur i afërt me LSDM-në, Lubomir Fërçkovski, në emisionin e mbrëmshëm “ClickPkus” është deklaruar në lidhje me bllokun e partive politike shqiptare dhe Platformën e tyre.
“Formimi i bllokut politik shqiptar dhe platforma e tyre është një gjë tepër e mirë për ne. Me ndihmën e miqve ndërkombëtar dhe të Edi Ramës u formua ky bllok shqiptar që të mos lejohet që partite shqiptare veç e veç të kushtëzohen dhe kërcënohen nga DPMNE. Thaçi, Ahmeti por edhe zëvendësi i tij Xhaferi, me siguri që nga lidhjet me KOS-in dhe transakcionet finansiare janë të varur nga DPMNE dhe nuk munden të veprojnë ndryshe” – ka deklaruar Lubomir Fërçkovski.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/937564219707116/
Profesori Ljubomir Fërçkovski deklaroi se PSP-së mund t’i vazhdohet mandati, nëse shumica në Kuvend vendosin dhe gjithashtu mund që gjithë ligjet që kërkon Katica Janeva, si ai për dëshmitarët e mbrojtur të votohen në mënyrë identike dhe OBRM-PDUKM-ja, sipas tij nuk mund t’i bllokojë.
Fërçkovski kërkoi që në zgjedhjen e gjykatësve në Gjykatat e Maqedonisë, të përfshihen faktorët ndërkombëtarë dhe të përfundojnë një herë e përgjithmonë pohimet – gjykatësit tonë, gjykatësit tuaj.
Ai gjithashtu tha se PSP-ja nuk është pengesë për Qeverinë e re, por atë e quajti kusht të domosdoshëm dhe si institucioni i vetëm përmes së cilës Maqedonia mund të dalë nga kriza politike.