Baftiju: Këta fëmijë meritojnë vëmendje dhe përkushtim
Rreth 30 fëmijë me paralizë cerebrale nga Qendra ditore në Shkup 17 vite me rradhe trasportoheshin me furgon të vjetër i cili prishej shpesh. E sot fal donatorëve iu gëzuan furgonit të ri i cili do tu ndihmojë për transportin e tyre deri te qendra ditore.
“Furgoni do të përdorët për fëmijët me paralizë cerebrale ndërsa Qendra ditore është këtu. Janë fëmijë të cilët meritojnë vëmendje dhe përkushtim këtë na e mundësoi Fondacioni me donacionin e tyre”, deklaroi drejtori i Qendrës Sociale në Shkup, Liridon Baftiju
“Ky donacion na gëzon pa masë pasi që bëhet fjale për një kategori fëmijësh me nevoja të veçanta, ne si fonacion kemi një program të veçantë dhe kujdes të veçantë për këtë kategori të fëmijëve”, thotë Besir Dernjani nga Albiz.
Qendra ditorë është hapur qysh në vitin 2005 dhe deri më tani fëmijët me paralizë cerebrale i kanë transportuar me mjet të vjetër poashtu donacuion nga Gjermania. Furgoni i ri kushtoi 1 milion denarë nddërsa do tu shërbejë 30 fëmijëve me paralizë cerebrale./KlanMacedonia
Përgatiti: Arbana Q. Klimenta