Fëmijët kanë njohuri për teknologjinë. E dinë çfarë është Interneti dhe e shfrytëzojnë më shumë për lojëra dhe argëtim, por rreziqet të cilat paraqiten pikërisht në këto përmbajtje si pop-ap banerë ose forma të tjera të përmbajtjeve reklamuese janë shkak për edukimin e tyre, përcjell Medial.mk.
Këtë e porosit Katerina Geogieva një nga ligjërueset vullnetare në programin edukues “Interneti nuk është vetëm lojë… kliko sigurt” që u realizua në shkollat fillore të territorit të qytetit të Shkupit me nxënës të klasave të katërta. Nga shkurti deri në qershor të vitit shkollor 2017/2018 me Vip programin edukativ ishin përfshirë më shumë se 700 nxënës nga klasat e katërta të 10 shkollave fillore në tetë komuna në Shkup.
“Me të vërtetë është për tu habitur e dhëna se sa fëmijët kanë njohuri nga teknologjia. Seriozisht! Kuptojnë dhe marrin pjesë në mënyrë aktive, tregojë situata dhe parashtrojnë pyetje të cilat në mënyrë shtesë na bindin për përfitimet e misionit tonë edukativ”, thotë Natasha Boshkoski njëra nga ligjërueset vullnetare.
Nga ligjërimi, siç thekson Katerina Georgieva, gjithashtu ligjëruese vullnetare në projektin, shihet se 99 për qind e fëmijëve e dinë se çka është interneti dhe në njëfarë mënyre edhe në mënyrë të pavarur kanë qenë pjesë e rrjetit botëror. Nëpërmjet këtij programi dëshirohet të mësohen më të vegjlit se si mirë dhe sigurt ta shfrytëzojnë internetin, si t’i mbrojnë të dhënat e tyre personale dhe t’i përfitojnë kompetencat e nevojshme për përfshirje në jetesën shoqërore në erën e dixhitalizimit.
Në kuadër të programit edukativ, realizohen ligjërime interaktive të cilat janë të përputhura me moshën e fëmijëve, ndërsa të cilat zbatohen nga ana e të punësuarve në Vip. Përmes qasjes kreative dhe metodës së mësimit, vullnetarët e afrojnë internetin me fëmijët, rëndësinë dhe madhësinë e tij, e posaçërisht rëndësi i japin këshillave se si fëmijët të dinë të mbrohen vetë dhe të dhënat e tyre personale kur surfojnë në rrjetin botëror.
Ligjërimi i fundit me të cilin u rrumbullakos faza e parë e programit ishte në SH.F.K.Braqa Milladinovci në Aerodrom ku ishin përfshirë 37 nxënës nga dy paralele të klasës së katërt.
Drejtori i shkollës Toni Dimov e përshëndeti programin dhe theksoi se projekte të kësaj natyre janë me të vërtetë të rëndësishme për përmbushjen e arsimit formal të fëmijëve, përforcimin e kapaciteteve të tyre dhe përgatitje për botën reale, duke vënë theksin e ekzistimit të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet sektorit kooperativ dhe shkollave. Projekti “Interneti nuk është vetëm lojë. Kliko Sigurt” është pjesë e iniciativës “Internet për të gjithë” i Grupacionit Telekom Austria, i cili në Maqedoni filloi në vitin 2013 me ligjërime për fëmijët e të punësuarve dhe bashkënxënësit e tyre në moshë prej 9 deri 12 vite në hapësirat e Vip-it.