85 fëmijë përdorues të drogës janë kontaktuar nga Shoqata “Hops” në Shkup, deri në fund të 2016 dhe më pas edhe 30 kontakte të reja, për të cilët nuk është ndërmarr asnjë veprim nga institucionet përgjegjëse shtetërore që mund të konsiderohet adekuat dhe i përshtatshëm për sëmundjen e varësisë me të cilën ata jetojnë.
Shoqata “HOPS”, për jetë të shëndetshme në Shkup, së bashku me organizatat partnere nga rajoni dhe Evropa, të bashkuar për të forcuar rrjetin fëmijët dhe të rinjtë në rrezik, do të zhvillojë trajnime mbi situatën dhe politikat që lidhen me fëmijët dhe të rinjtë në rrezik social në Maqedoni dhe Ballkan, njohton Almakos.
“Çështjet janë të shumëllojshme dhe të ndërlikuara, duke qenë se shteti nuk ka përcaktuar burimet njerëzore, materialet, logjistikën e nevojshme për të ofruar një përkrahje sa më të plotë në ndihmë të fëmijëve dhe të rinjve dhe të grupeve tjera në nevojë. Roli i shoqërisë civile del i pazëvendësueshëm dhe kuptohet që ky rol të jetë në plotësim të rolit të shtetit”,- theksoi përfaqësuesi i Organizatës “Arsa” – Shqipëri, Ilir Lisha.
Për mbështetje kanë nevojë jo vetëm fëmijët që janë përdorues të drogës, por edhe ata fëmijë të cilët jetojnë në familje në të cilat përdoren lëndë narkotike.
“Të rinjtë dhe fëmijët të cilët përdorin drogë, janë në konflikt me ligjet. Po ashtu duhet përkujdesje edhe për fëmijët dhe të rinjtë të cilët vijnë nga familje ku përdoret drogë dhe ata të cilët janë pa kujdes prindëror, ne që jetojnë rrugëve”,- tha Ivica Cekovski nga OJQ “Hops”.
Trajnimi për punën me fëmijët dhe të rinjtë në rrezik shoqëror mbështetet nga BE. Është projektuar për ekspertë dhe praktikantë nga institucionet shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile nga Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina të cilët janë të përkushtuara për mbrojtjen e të drejtave dhe ofrimin e shërbimeve mbështetëse për fëmijët dhe të rinjtë të cilët përdorin droga të cilat janë në kundërshtim me ligjet ,të cilët jetojnë në rrugë ,janë pa kujdes prindëror, si dhe fëmijët dhe të rinj romë
As Shkupi nuk ka qendër të kujdesit ditor për fëmijët që përdorin drogë.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com