09 June
Shoqatat joqeveritare të cilat dy herë radhazi qëndruan në tenda përpara Kuvendit për të kërkuar ndryshime ligjore për përmirësimin e jetës së personave me nevoja të posaçme, ftojnë ministrat e fushës përkatëse që të bashkohen me kauzën e tyre. Ata njoftuan se nesër pasdite do të mblidhen përsëri para Kuvendit, për të përsëritur kërkesat e tyre.
I bëj thirrje gjithë qytetarëve të Maqedonisë që me pjesëmarrjen e tyre të jep mbështetjen e të drejtave të personave me nevoja të posaçme. Bëj thirrje që ministritë përkatëse të vijnë dhe të na mbështesin. Kërkesat tona janë rishikuar janë bërë në formë dhe duhet të dërgohen në Parlamentin e Maqedonisë, dhe atë do ta bëjmë gjatë javës së ardhshme – deklaroi Suzana Stojanovska, prind i fëmijës me Doun.
Organizatorët e kësaj ngjarjeje thanë se deri më sot kanë realizuar takim vetëm me ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ndërkaq presin që ministria e Shëndetësisë dhe e Arsimit t’i ftojë ata për të diskutuar kërkesat e tyre.
Pak më parë pata takim me ministren e Punës dhe Politikës Sociale ku patëm shansin vetëm të prezantohemi dhe të tregojmë si shoqatë se çfarë është më prioritare për ne, për nevojat tona, për pacientët tanë të cilët i përfaqësojmë të cilat duhet të ndërmerren nga ana e tyre – tha Aleksandar Petrovski.
Kërkesat e sektorit civil kanë të bëjnë me ndryshime dhe plotësime të ligjeve në sferën e: Shëndetësisë, Mbrojtjes Sociale, Arsimit dhe Punësimit. Ata kërkojnë hapjen e Qendrave Ditore, kushte më të mira për personat me aftësi të veçanta në shkolla dhe Spitale. Javë më parë, ky grup i OJQ-ve përmes peticionit mblodhi 10.000 dhe kanë përgatitur iniciativë e cila gjatë javës së ardhshme do të dërgohet në Kuvend. Organizatorët bëjnë të ditur që në datën 20, tendat përballë Kuvendit do të rikthehen, dhe të njëjtat do vazhdojnë të qëndrojnë derisa të plotësohen kërkesat e tyre.
Vjollca Aliti

