Bekim Fazliu, nga Lëvizja Arbëria në emisionin “Debat në Shenja” është përgjigjur ndaj kritikave që kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ua ka bërë drejtuesve të Lëvizjes Arbëria. Ai tha se shpina i kthehet PDSH-së në momentin kur shkohet me Ali Ahmetin.
“Me zotin Ali Ahmeti ishte para këtyre zgjedhjeve ky personi në fjalë. Dhe kjo mbaron kaq. Mbaron s’ka të drejtë të flasë”, tha Fazliu.
Fazliu për Lëvizjen Arbëria për të cilën nuk ka dashur ta bëj ndarjen por tha se me bindje të plotë se në komunë e Likovës, kjo lëvizje është më e organizuar se të gjitha partitë veç e veç të VLEN-it.
“Lëvizja Arbëria në komunën e Likovës është partia më e organizuar prej të gjithëve pa asnjë post. Nuk i shohim kështu punët në VLEN por po të deshte dikush… edhe e dinë ai personi i cili e ka thënë këtë fjalë e di mirë se na njeh”, deklaroi Fazliu.


