Faton Fazliu nga Lëvizja BESA, në një konferencë për shtyp tha se vlerësimi i tyre i përgjithshëm është se atmosfera ka qenë mjaft e tensionuar, janë regjistruar plotë parregullsi, të cilat janë regjistruar pranë organeve shtetërore vendore dhe ndërkombëtare ndërsa janë përgatitur edhe ankesat që do të paraqiten në KSHZ.
“Në fakt se do të ketë parregullsi u pa qysh gjatë javës së fundit kur BDI filloi t’i kërcënoj kandidatët tanë për kryetar komunash dhe tu hy në privatësi atyre. Për vlerësimin e saktë të procesit i presim të dhënat nga shtabet tona komunale. Kur do të mund të japim edhe vlerësimin tonë edhe më konkret.
Nëse BDI në këto rrethana e llogarit vetën favorite atëherë lëvizja BESA është fituese absolute”, tha Faton Fazliu nga BESA.
Ai shtoi se rreth orës 21:00 do të japin edhe rezultatet e para.
Data 10.04.2026
Aktuale
- Përplasje me armë mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, plagoset njëri prej tyre! Si ndodhi sherri në qendër të Trentos
- Mevlan Ademi i përgjigjet Siljanovskës: Mos dezinformo, në plot shtete provimi i jurisprudencës jepet në dy gjuhë
- (VIDEO) Planprogrami shkollor duhet t’i përshtatet zhvillimeve të teknologjisë
- Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve! Rritet me 7 lekë nafta, ngrihet dhe benzina!
- (VIDEO) Shaqiri: Nuk duhet pranuar një ligj i cili nuk ka masa ndëshkuese
- Shoqatat e transportit publik letër dy ministrive dhe Bashkisë së Tiranës: Jemi në kushte të vështirë ekonomike, linjave iu rrezikohet shërbimi nga java tjetër
- Lloga – Siljanovskës: Shqipja nuk është gjuhë minoriteti, mjaft me mentalitet ish-jugosllav!
- Aeroporti i Vlorës nuk do të hapet këtë verë, anulohen fluturimet me charter nga vendet nordike! Autoritetet: S’ka marrë certifikimin

