Shefi i kabinetit të kryetarit të Lëvizjes BESA, Faton Fazliu në rrjetin social facebook nëpërmjet një statusi ka shkruar mbi rolin e Lëvizjes BESA në skenën politike. Sipas tij me paraqitjen e BESËS u ngrit vetëdija e shqipëtarëve, u gjunjëzua BDI-ja, dhe me iniciativë të shteteve amë si Shqipëria dhe Kosova të prodhohet një dokument i përbashkët i partive politike shqiptare në Maqedoni. Madje ai në fund thotë se nuk janë të interesuar për koalicionim me kriminelë, dedikuar kjo BDI-së.
“U deshën 25 vjet që në skenën e politikës shqiptare në Maqedoni të vijë një subjekt si Lëvizja BESA dhe të marrë (më saktë: të shpëtojë nga vjedhja) 5 deputetë, që Shqipëria e Kosova të ndërgjegjësohen për rolin e tyre, ndërsa BDI-ja të bie në gjunjë, të lutet dhe të intervenojë gjithandej që, për ta shpëtuar fytyrën e vet, të prodhohet një deklaratë e përbashkët e partive shqiptare të Maqedonisë.
Vlera e 5 deputetëve të Besës është më e madhe se e krejt BDI-së në 15 vjet.
JO bashkimit dhe kuvendimit me kriminelë – PO kauzës së përbashkët shqiptare.
Ky është dallimi!”, ka shkruar Faton Fazliu.