#Click Plus: “Emri” si metaforë e konteksteve ballkanike”..
Se a do të qetësojnë topin kryeministrat e dy vendeve Zaev dhe Tsipras për çështjen e emrit dhe se a do të thotë që qytetarët e Maqedonisë dhe ato grekë janë në rakord me deklaratat publike të politikanëve, si interpretohen protestat në Selanik dhe Shkup dhe se cili është opinioni i shqiptarëve përtej kufijve të shtetit janë çështjet qe debatohen sonte në #Click Plus që emitohet në Tv 21, njofton Almakos.
Në një lidhje të drejtpërdrejt nga Shqipëria ishte dhe opinionisti Fatos Lubonja i cili thot se identiteti i maqedonasve pritej të jetë një nga pikat më të nxehta në dialogun me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit. Është shumë me rëndësi që çështjet që kanë të bëjnë me identitetin të tërhiqen nga procesi për emrin, pasi kjo asnjëherë nuk do të zgjidh problemin. Është me rëndësi që ta vazhdojmë me këtë proces të afrimit, mirëkuptimit për çështjet që janë të ndjeshme për ne si popull. Nuk është mirë as në aspektin historik, por edhe për Evropën që në vitin 2017 të kontestohet identiteti i një shteti fqinj, në veçanti kur kemi parasysh se bëhet fjalë për shtet fqinj që nuk është pjesë e BE-së.
“Unë mendoj se edhe vetë Gruevski skishte fare se pse të ndërtonte një identitet maqedonas mbi Aleksandrin e Madh të Maqedonisë, ndërkohë që diheshte se maqedonasit që jetojnë në atë që sot quhet Republika e Maqedonisë, janë disa popuj të ndryshëm me etni të ndryshme por janë sllavët, maqedonët janë shqiptarët, turq dhe pakica tjera, që kanë një histori dhe një proces identiteti që është historia e tyre e që ska lidhje fare me Aleksandrin e Madh, ajo është historia e helenëve dhe këtu pasataj vimë tek ajo se si janë ndërtuar identitetet, se shpesh here identitetet ndërtohen”, deklaron Lubonja në #Click Plus.
Më tej ai shton se çështja e identitetit është çështje e diskutueshme, është diskutueshme në kuptimin se çfarë është identiteti. Identiteti i maqedonasve duhet të jetë identiteti sllav, ai që është edhe real. Pra, edhe nëse negociohet për identitetin duhet të negociohet në këtë drejtim. Vlerësoj se nuk është fjala për zhbërjen e maqedonasve, apo për zhdukjen e identitetin, por kthimin e tyre në identiteti, pra dallimin mes maqedonasve antik dhe maqedonasve slla./Almakos

