Këshilltari komunal nga radhët e Alternativës, Faton Selami ka reaguar pas moskujdesit të komunës ndaj vërshimeve që ndodhën kohët e fundit, transmeton Almakos.
“ Në një periudhë prej më pak se tre muaj, Tetovarëve u mbushen bodrumet me ujë ndërsa rrugët shëndrohen në lumej e liqene për shkak të kanalizimit që nuk po mirëmbahet si duhet.
E dimë se fatkeqësive natyrore nuk mund tu iket por në vend se të angazhoheshin në pastrimin e rrjetit të kanalizimit atmosferik dhe parandalimin e situatave si ajo e mbrëmbshmja, autoritetet kompetente komunale merreshin me pjesëmarrje aktive në fushatën e drejtuesve të komunës…”, shkruan Selami.