Në emisionin “10 Minuta” në TV21, Faton Fazliu shef i kabinetit në Ministrinë e Kulturës nga “Alternativa” bëri të ditur se punimet në Teatrin Shqiptarë janë në fazën e fundit.
Ai shtoi se për një muaj në Teatrin Shqiptarë do ta përgatisin shfaqjen e parë.
“Besoj se edhe pas komunikimit që kisha para disa ditëve me përgjegjësit e Teatrit Shqiptarë shpresoj se punimet veç më janë në fazën përfundimtare dhe përgatitemi për premierën e parë diku për një muaj përafërsisht”
“Ne si Ministri e kemi bërë ndarjen e buxhetit pikërisht te ma të mirët duke i vlerësuar projektet e jo individët të cilët aplikojnë. Normal se edhe CV e aplikuesit është e rëndësishme por projekti i merr meritat dhe pikët më të mëdhaja. Pikërisht nëse i kthehemi tek ky rast unë mund të them se është një rast i izoluar ku kemi dy artistë të cilët ankohen për të njëjtin projekt. Pse ankohen? Arsyet më së miri ato i dinë ende nuk e kam të qarët se deklarata që i shoh nga ato më duken pak konfuze flasin për periudhë 20 vjeçare por nuk flasin për periudhën e fundit nuk e kam të qartë cila është dhimbja e tyre realisht mirëpo ne mund t’ju siguroj se Ministria e Kulturës e kemi bërë përzgjedhjen prej projekteve më të mira. Pikërisht projekti i atyre artistëve është i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe e thash edhe para disa ditëve se nëse ato konsiderojnë se janë të dëmtuar në këtë rast me atë projekt me Ligj është e lejuar që në afat prej 15-të ditëve të bëjnë ankesë dhe unë jam i gatshëm që ekipit dhe komisionit të cilët merren me këtë punë t’i them që pikërisht këto artistë t’i ftoj dhe të bëjnë elaborim para komisionit pse ju duhen pikërisht më shumë mjete. Komisioni ka konsideruar se ai projekt me 100 mijë denarw mund të realizohet dhe nuk më duket aspak etike kur artist të këtillë krahasohen me artistë të tjerë. Duhet ta kemi të qartë ne mbështesim projekte dhe sigurisht ka arsye shumë të fortë, nuk mund të jetë një koncert apo një projekt i barabartë me këtë kur bëhet fjalë për pjesëmarrës prej 15 e lartë”, deklaroi në emisionin “10 Minuta”, Faton Fazli nga Ministria e Kulturës.
Emisioni i plotë: