“ Hajni e tradhton gjithnjë vetveten, sepse mendon se krejt janë hajna si ai.
Duke pasur ndër mend hajninë, Artani i DUI-t mendon se krejt janë hajna si ai dhe partia e tij. Mund të mos pajtohesh politikisht, ama së paku një herë mësohu ta thuash të vërtetën. Të bën hajr për mendjen dhe për zemrën.
Ministria e Kulturës nuk i ndan njerëzit për nga mbiemri, por për nga veprat. Sepse sikur të ishte kriter mbiemri dhe emri, ashtu siç i ndan ai dhe partia e tij njerëzit, shumë projekte as që do të lexoheshin.
Unë e di se atij i vjen shumë inat që Alternativa nuk u ndan asnjë lekë përmendoreve që i sponsorizonte dikur DUI, si Car Dushani dhe ajo përmendorja që atij i dukej si Nexhat Agolli, por ai harron se ne për dy vjet kemi ndarë buxhet për kulturën shqiptare sa ai dhe partia e tij nuk e kanë bërë as për 18 vjet.
Faktet janë të pamëshirshme“, shkruan Faton Fazliu nga Alternativa.
Data 16.03.2026
Aktuale
- Çmimi i vajit arriti në 100 denarë!
- (VIDEO) 10 hafëzë të rinj për çdo ditë në xhaminë e Duqanxhikut lexojnë vargje Kurani
- (VIDEO) Për 7 ditë dizeli u rrit 21 denarë, nga mesnata një litër kushton 92 denarë
- Grupi i fajdeve, një i arrestuar dhe 4 persona në kërkim, zbulohet shifra e dëmit financiar të shkaktuar!
- Filipçe: Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen dhe pikëllimin e familjarëve të viktimave të Koçanit
- Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, tentoi të futej në shtëpi nga ballkoni!
- Sulm fizik në parkun e Vrapçishtit
- “Kishte infeksion në mushkëri!”- Foshnja dy muajsh ndërroi jetë në spital, familja apel për ndihmë: S’kemi mundësi ta sjellim në Pogradec për ta varrosur


