Faton Ahmeti në Tetovë, Valdet Xhaferi në Gostivar! Drejtuesit e mundshëm të degëve të BDI-së, që përkrahen edhe nga Ahmeti?
By
Desk
03/04/2022 14:33
Bashkimi Demokratik për Integrim ka zgjedhje në disa degë, ku ndër më të rëndësishmet, si më të mëdhatë, është ajo në Tetovë dhe Gostivar. Informacionet tek të cilat ka arritur TV21, janë se kandidati më i mundshëm për ta drejtuar degën e integristëve në Tetovë është Faton Ahmeti, ndërsa në Gostivar Valdet Xhaferi. Burimet tona tregojnë se që të dy e kanë përkrahjen edhe të kreut të partisë, Ali Ahmeti.
I pyetur rreth zgjedhjeve brendapartiake, koordinatori i procesit, Izet Mexhiti, i tha TV21 se pret që të përfundojnë deri në qershor.
“Fillimisht po bëjmë riregjistrimin e anëtarësisë, ku do ketë mundësi edhe për anëtarësim online. Paralelisht bëhen përgatitje për zgjedhje në 11 degë, i gjithë Pollogu, Çashkë, Dollnen, Studeniçan dhe Haraçinë. Besoj deri në qershor përfundon”, tha Mexhiti.
Еве ги симптомите за присуство на наслаги во крвните садови …
Përndryshe, Faton Ahmeti është drejtor i Fondit Shëndetësor, ka qenë shef kabineti i Hazbi Likës, në kohën kur Lika ishte zëvendëskryeministër për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit gjatë qeverisë “Zaev 1”. Faton Ahmeti nëse merr nën drejtim degën e Tetovës, do të zinte vendin e Florin Besimit. Si kandidatë të tjerë për këtë degë përmendet edhe Isen Xhemaili, që është tërhequr nga gara si dhe Festim Halili, por sipas burimeve të TV21, zgjedhja e tij ka pak gjasa të ndodhë, pasi që nuk ka përkrahje në bazë dhe në raport me aktivistët partiakë.
Nga ana tjetër, kandidati potencial për ta drejtuar degën e integristëve në Gostivar, Valedet Xhaferi, ka qenë Ministër i Drejtësisë gjatë periudhës së krizës politike në Maqedoni në vitin 2016, ndërsa aktualisht drejton Byronë për Ekspertizë Ligjore.