Ministri Fatmir Limani ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me paralajmërimet për rikonstruim të mundshëm të Qeverisë.
MARKETING
Edhe pse nuk përmendi emra, reagimi i tij vjen pas deklaratave të fundit nga kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, i cili tha se në muajt maj ose qershor mund të ketë ndryshime në përbërjen e ekzekutivit.
Në mesazhin e tij, Limani theksoi rëndësinë e maturisë, durimit dhe urtësisë në politikë, duke shtuar se sfidat nuk e rrëzojnë një politikan, por mungesa e këtyre vlerave.
Ai gjithashtu paralajmëroi se çdo veprim politik ka pasojat e veta, ndërsa në fund theksoi se heshtja dhe durimi i tij nuk janë dobësi, por forcë.
Ky reagim vjen pasi kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi se do të ketë rikonstruim të Qeverisë.


