Fatmir Etemi dhe Vanço Çifliganec janë propozuar për anëtarë të Këshillit mbikëqyrës të Bankës komerciale- SHA Shkup, kanë njoftuar nga banka.
Etemi është pronar i Shoqatës për hotelieri dhe tregti “ZSF- Kom Dooel” eksport import -Shkup dhe është biznesmen i njohur, ish deputet dhe bartës i funksioneve partiake të partisë për Prosporitet Demokratik të Shqiptarëve në Maqedoni – Partia Demokratike Popullore (PPDSH-PDP), njofton Medial.mk.
Etemi ka qenë edhe anëtar i Këshillit drejtues të Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe anëtar i Këshillit të Fondacionit për zhvillim të ndërmarrjeve të Maqedonisë.
Sipas bankës ai tani për tani nuk ka aksione në të njëjtën.