Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, uroi të gjithë besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve.
“Në këto ditë feste është kënaqësi të uroj të gjithë besimtarët ortodoks për festën e madhe, – Pashkët. Ju uroj që të kaloni me shëndet të mirë, mirëqenie dhe lumturi, duke ndarë dashurinë dhe ngrohtësinë me të dashurit tuaj dhe të mbushur me paqe dhe qetësi, tha Dehari./Gazeta Express/