Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka reaguar në rrjetet sociale pas aksidentit tragjik ku tre persona humbën jetën. Dy prej tyre janë nga Shitova, prindër të tre fëmijëve të vegjël.
Dehari shkruan se kjo është një humbje që nuk përshkruhet me fjalë.
“Një aksident tragjik na mori dy njerëz të dashur, Hadi dhe Besa Eminin nga Shitova — prindër të tre fëmijëve të vegjël. Humbje që nuk përshkruhet me fjalë… Dy jetë të ndritura u shuan para kohe, duke lënë pas dhimbje të thellë.
Lusim Zotin t’i mëshirojë dhe t’i bëjë banorë të parajsës. Ndërsa për tre fëmijët dhe gjyshen që i mbijetuan kësaj tragjedie, lutemi për shërim, për jetë, për forcë. Urojmë që Zoti t’i mbështesë me dritën e Tij në çdo hap të së ardhmes, si dhe për forcë e durim për familjarët në këto çaste të rënda”, ka shkruar Dehari.
Data 26.03.2026
Aktuale
- Tabanoc, autobusi i Durmo Tours kapet me rreth 600 fishekë
- Bora shkakton kaos në Kroaci – stuhia vjen drejt Maqedonisë!
- Dimitrieska-Koçoska: Udhëheqim procedurë transparente për kthimin e tatimit të solidaritetit, filloi pagesa e pjesës së parë
- Anulohet konkursi për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor në RMV, kandidati ka dhënë deklaratë të rrejshme
- Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
- BDI: Rritje simbolike e pagave, ndërsa shpenzimet janë rritur për 6.000 denarë në vit
- VIDEO/ Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vet*vrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori! Refuzon shtrimin në spital dhe…
- (VIDEO) Janevska: Kemi pranuar një numër të madh të vërejtjeve


