Makineria e rëndë ka shkelur një punëtor gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në një rrugë pranë fshatit Krivi Dol në Shtip.
Deri tek tragjedia erdhi sot rreth mesditës, kur për arsye të panjohura, gjatë kryerjes punëve ndërtimore 58-vjeçari me inicialet T.F. nga fshati Rankovcë të Kriva Pallankës u shkel për vdekje.
Vdekja ndodhi menjëherë. Inspektim në vendini e ngjarjes ka kryer një ekip i policisë në Shtip, ndërsa ekipi i Ndihmës së Shpejtë nga Qendra Shëndetësore Sveti Nikollë e konfirmoi vetëm vdekjen e punëtorit.
Policia po kryen hetim në lidhje me aksidentin dhe gjithçka që lidhet me vdekjen e punëtorit.