Prokurorja speciale publike, Fatime Fetai dje ishte në tribunat e stadiumit “Mlladost” në Strumicë, për të përcjellë ndeshjen Maqedoni-Shqipëri.
Si tifoze e flaktë e klubit futbollistik Milan, ajo zbulon se përcjell gati të gjitha ndeshjet që transmetohen të televizion, transmeton Gazeta Lajm.
“Milanin e kam në zemër edhe pse vitet e fundit nuk është siç ka qenë para 10 viteve, por ende bëj tifo për të çdo herë. Rrallëherë më ikin ndeshjet që transmetohen në televizion. Megjithatë ndjenja është ndryshe kur je në stadium dhe prej aty bën tifo, veçanërisht kur garon vendi yt”, ka deklaruar Fetai për SDK.mk.
Ndeshja Shqipëri-Maqedoni u luajt për kualifikimet për Kampionatin botëror në Rusi vitin e ardhshëm, kurse ndeshja mbaroi baras me rezultat 1:1.