Prokurorja Speciale, Fatime Fetai është vënë në shënjestër të kritikave nga media të afërta me VMRO-DPMNE.
Ato prap janë marrë vesh me garderobën dhe aksesorët e prokurores speciale, informon INA.
Sipas tyre, prokurorja speciale dje në gjykatë erdhi me çantën e brendit “Guçi”, që ka një vlerë prej rreth 2550 euro. Ajo u paraqit me një pallto me stil dhe çantën që i përshtatej dje gjatë procesit gjyqësor ku në bankën e të akuzuarve ishte Nikolla Gruevski.