Në Komisionin për Shëndetësi në Kuvendin e Maqedonisë sot do të zhvillohet edhe leximi i parë i propozim-ligjit të ndryshimit dhe plotësimit të ligjit të barërave dhe mjeteve mjekësore, njofton Portalb.mk
Në leximin e parë parashihet parashtrimi i amandamenteve për plotësim të ligjit të barërave.
Me ndryshimet e ligjit të ilaçeve parashihet që të miratohen masa me anë të së cilave do të rritet kualiteti i barërave që importohen në Maqedoni.
Importimi i barërave në Maqedoni është problem afatgjatë që doli në dukje me insulinat jocilësore e kurse mori hov që kur Agjencia e Barërave të Maqedonisëzbuloi ilaç të falsifikuar në shumë pako farmaceutike.