Partia e Alternativës njofton se faqja e tyre e Facebook është hakuar nga një person me emrin Mesud Bajrami, të cilës i është ndërruar emri në “Hajnat e Alternativës”, shkruan Alsat.
“Njoftojmë opinionin se faqja zyrtare e Alternativës është hakuar nga personi Mesud Bajrami. Rasti është paraqitur në organet kompetente, konkretisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Theksojmë se personi në fjalë është i përjashtuar nga të gjitha organet e Alternativës dhe nuk ka asnjë lidhje me subjektin tonë. Kërkojmë nga organet kompetente që ky rast të trajtohet dhe të zgjidhet në mënyrë të shpejtë dhe efikase”, thuhet në njoftimin e partisë.
Ndërkohë, kjo është demantuar: Demant: “Faqa nuk është hakuar, po është hap dhe është rritë e mirmbajt nga Mesut Bajrami! T’fala Hajnave të Alternativës!”