Konkurrenca e rritur e sektorit bujqësor, përmirësimi i jetës në mjediset rurale, menaxhimi i qëndrueshëm me resurse natyrore dhe ballafaqimi me ndryshimet klimatike, janë sferat prioritare të marrëveshjes trivjeçare që sot e nënshkruan FAO dhe Republika e Maqedonisë.
Bëhet fjalë për kornizën programore për periudhën 2018-2020, e cila, siç u tha në nënshkrimin, i reflekton nevojat për përkrahje të agrarit të Maqedonisë, i adreson sfidat me të cilat ballafaqohen bashkësitë rurale, investimet e kufizuara në infrastrukturën bujqësore, vjetërsimin e popullatës, qasjen e vështirësuar të bujqve deri te tregjet, diturinë e kufizuar për praktika të qëndrueshme bujqësore, degradimin e tokës dhe mungesën e mundësive për diserfikimin e të ardhurave.
“Bujqit e Maqedonisë nuk janë të organizuar në mënyrë adekuate, sipërfaqet janë të fragmentuara, ndërsa presioni i tregtisë ndërkombëtare është i madh. Vendi si kandidat për anëtar në BE, por edhe për shkak të interesit të vet, duhet të vendos strategji për zhvillim afatgjatë të bujqësisë”, tha ministri resor, Lupço Nikollovski.
Sipas ndihmës drejtorit të përgjithshëm të FAO-s dhe përfaqësuesit rajonal për Evropë dhe Azinë Qendrore, Vlladimir Rakhmanin, sferat prioritare të Marrëveshjes janë në pajtim me Strategjinë kombëtare për bujqësi 2014-2020, në drejtim të përkrahjes së vendit për përparimin dhe harmonizimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, në pajtim me kërkesat për qasje drejt BE-së.
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, si koordinator kombëtar i Fondit të gjelbër klimatik, e ka theksuar nevojën nga përgatitja e strategjisë dhe koordinimit mes institucioneve, për ballafaqim sa më efikas me ndikimet e ndryshimeve klimatike.
“Maqedonia seriozisht do të përdshihet nga ndryshimet gjithnjë e më të shprehura klimatike, që, përveç në bujqësi, do të shprehet edhe në ekologji, energjetikë, industri, transport,…Fondi i gjelbr klimatik është burimi i mjeteve, por edhe diturisë si të ballafaqohemi me këtë sfidë”, tha Angjushev, i cili e ka nënshkruar projektin e parë të implementuar nga FAO për Maqedoninë, të financiar nga programi për përkrahje të Fondit të gjelbër klimatik.
Angjushev vlerësoi se ky është vetëm fillim i mirë i bashkëpunimit, por në të ardhmen pret, siç tha, projekte konkrete, të zbatueshme dhe rezultate për parandalimin e vërshimeve, zvogëlimin e ndotjes, shfrytëzim më të madh të burimeve ripërtëritëse të energjisë dhe bujqësi të qëndrueshme.
Në kuadër të Marrëveshjes për Fondin e gjelbër klimatik, 300 mijë dollarë janë sigurua për konsultantë, të cilët duhen t’i definojnë prioritetet e Strategjisë, ndërsa do të krijohet edhe internet faqe e posaçme për veprim të sinhronizuar.