Një fans “i dehur” u akuzua për sulm fizik ndaj Beyonces dhe Jay-Z.
Fansi raportohet se ka hyrë në skenë dhe ka ndjekur artistët në fjalë gjatë turneut “On The Run II”, ku së fundi ishin në Atlanta.
Anthony Charles Thomas Maxwell, 26 vjeç, u akuzua për prishje të rendit dhe kanosje në fund të koncertit të çiftit në stadiumin Mercedes-Benz, tha policia, Lisa Bender.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, Maxwell shihet duke hyrë në skenë gjersa Beyonce dhe Jay-Z ishin duke ecur. Valltarët u shfaqën të hutuar derisa burri filloi të vraponte drejt skajit të skenës.
Bender tha se Maxwell arriti t’i afrohej me Jay-Z, por u ndal shpejt nga njerëz të sigurisë dhe kërcimtarët rezervë.
Ekipi i turneut “On The Run II” lëshoi një deklaratë të hënën, duke thënë se një “mashkull i dehur u fut në skenë”.
“Në këtë pikë ne kishim një evakuim të kontrolluar të të gjithë ekuipazhit në skenë në mënyrë që shmangim ndonjë incident”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se Carterët kanë zgjedhur të mos ngritin aktakuzë kundër fansit të dehur. /Telegrafi/
#OTRII the fight at the end!!! I need help dissecting this!!! pic.twitter.com/7MEiiQViKg
— Ken Kemp (@kenkemp22) August 26, 2018


